Lajme

E rëndë! 41 vjeçari në Fier godet veten me thikë, çfarë dyshohet

Advertisements

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Fier, ku 41 vjeçari me iniciale E.N është dërguar me urgjencë në spital nga familjarët e tij.

Mësohet se 41 vjeçari ka goditur veten me thikë. Dyshohet se veprimin e ka bërë pasi ndodhej në gjendje depresioni.

Njoftimi i Plotë:

Fier
Informacion paraprak

Sot, rreth orës 05:40, është sjellë nga familjarët në spitalin e Fierit, shtetasi E. N., 41 vjeç, banues në Radostinë, Fier, i cili dyshohet se në gjendje depresioni ka goditur veten me mjet prerës.

41-vjeçari ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Advertisements

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Advertisements

Related Articles

Back to top button