E rëndë në Bulqizë Ish-kandidatit të pavarur për deputet që punon si minator i vënë lëndë plasëse në makinë Autori është i vëllai

0
38

Policia në Bulqizë ka vënë në pranga vëllain e Elton Debreshit, për rastin e vendosjes së një sasie lënde plasëse në automjetin e tij të premten. Njoftohet se në pranga është vënë Alfred Debreshi, 29 vjeç, banues në Bulqizë.

Dyshohet se 29-vjeçari është autori i vendosjes së lëndës plasëse në automjetin tip ‘Mercedez Benz’, në pronësi të vëllait të tij Eltonit. Sasia e lëndës plasëse ka qenë e vogël e për pasojë ka pasur vetëm dëme materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”; “Mbajtja pa leje e lëndëve plasëse” dhe Deklarim i rremë para oficerit të policisë gjyqësore”