HomeLajmeE rëndë në Durrës: Shoferi humb kontrollin dhe merr para çiftin e...

E rëndë në Durrës: Shoferi humb kontrollin dhe merr para çiftin e bashkëshortëve, nisen me urgjencë në spital

Një aks ident ka ndodhur ditën e sotme në lagjen Nr. 8, në Durrës. Paraprakisht mësohet se një mjet me drejtues, shtetasin A. Gj., 50, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë është plagosur vetë drejtuesi i “Volkswagen”, si dhe një çift bashkëshortësh të cilët janë dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore.

Durrës/Informacion paraprak:

Më datë 04.10.2021, rreth orës 14:20, në lagjen Nr. 8, Durrës, shtetasi A. Gj., 50 vjeç, banues në Tiranë, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen” ka humbur kontrollin dhe ka dalë jashtë rruge. Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe 2 këmbësorë, shtetasit M. B., 72 vjeç dhe M. B., 68 vjeçe (bashkëshortë), banues në Durrës, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Must Read

spot_img