E rëndë në plazhin e Spillesë! Mbyten dy pushues nga Maqedonia e Veriut

0
54

Dy burra, pushues në plazhin e Spillesë janë mbytur ditën e sotme.

Ata janë futur në det për t’u larë, por nuk kanë mundur të dalin dot.

Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, ata janë mbytur për shkak të dallgëve të mëdha.

Ndërkohë, pushuesit e tjerë dhe mjekët bënë gjithçka për t;i shpëtuar por nuk ia dolën dot.

Bëhet me dije se dy viktimat janë nga Maqedonia e Veriut.