Lajme

E rëndë në Tiranë! Bashkëshorti e dhunoi në sy të fëmijëve, 32-vjeçarja e godet me thikë

Advertisements

Një konflikt mes dy bashkëshortëve ka përfunduar me plagosjen me thikë të një 34-vjeçari në Tiranë.

Policia njofton se shtetasi F.Gj. 34 vjeç ka ushtruar dhunë ndaj të shoqes së tij, shtetases A.N. në sy të fëmijëve.

Kjo e fundit, gjatë konfliktit e ka qëlluar me thikë. Si pasojë, F.Gj. është transportuar menjëherë në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka bërë të mundur arrestimin e 34-vjeçarit, ndërsa bashkëshortja e tij është proceduar penalisht.

Njoftimi i policisë:

Advertisements

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin F. Gj., 34 vjeç, banues në Tiranë, dhe proceduan në gjendje të lirë shtetasen A. N., 32 vjeçe (bashkëshortë). Ditën e djeshme, shtetasi F. Gj. ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes, në prezencë të fëmijës së tyre të mitur, ndërsa shtetasja A. N., gjatë konfliktit, e ka goditur 34-vjeçarin me mjet prerës (thikë). Shtetasi F. Gj. ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Advertisements

Related Articles

Check Also
Close
Back to top button