Lajme

E RËNDË në Tiranë/ Makina futet në oborrin e shtëpisë, vdes 23-vjeçarja

Advertisements

 

Një aksident i rëndë ka ndodhur në kryeqytet ku si pasojë ka humbur jetën një 23-vjeçare.

albsig

Blutë e Tiranës bëjnë me dije se rreth orëve të para të mëngjesit, në rrugën “Shaban Bardhoshi”, shtetasi D. T., duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij duke dalë nga rruga dhe ka hyrë në oborrin e banesës së 23-vjeçares.

Shtetësja M.S, e cila ndodhej në oborrin e banesës u përplas nga mjeti dhe mennjëherë u dërgua në spital aty ku dhe fatkeqësisht ndërroi jetë.

Ndërkohë, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i plotë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 31.08.2022, rreth orëve të para të mëngjesit, në rrugën “Shaban Bardhoshi”, shtetasi D. T., duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij duke dalë nga rruga dhe ka hyrë në oborrin e një banese.

 

Si pasojë është dëmtuar shtetasja M. S., 23 vjeçe, që ndodhej në oborrin e banesës së saj, e cila më pas, ka ndërruar jetë në spital.

Advertisements

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

 

Advertisements

Related Articles

Back to top button