Lajme

E rëndë! Tentoi t’i shpëtonte pë*dhunimit, turistja 23-vjeçare hidhet nga ballkoni i hotelit

Advertisements

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një turiste nga Franca është duke luftuar me jetën në spital pasi u hodh nga ballkoni i hotelit për t’i shpëtuar përdhunimit.

Ngjarja ka ndodhur në një hotel në Halkidiki, kur 23-vjeçarja pasi kishte festuar me miqtë e saj dhe kishte pirë alkool, është ngjitur në dhomën e hotelit pasi nuk ndihej mirë.

Një animator që punonte në këtë hotel, po ashtu francez, është ofruar për ta ndihmuar atë duke e çuar në dhomë, por më pas ka tentuar ta përdhunonte.

E reja ka kërkuar ndihmë, por dera e dhomës ka qenë e mbyllur. Pasi ka mundur t’i shpëtojë nga duart, ajo është hedhur nga ballkoni, ndërsa sipas mediave greke ka marrë plagë të rënda, dhe ndodhet në spital në gjendje kritike për jetën.

Sakaq, ambasada francezë në Greqi është lidhur me familjen e saj dhe pritet që të mbërrijnë pranë të bijës.

Advertisements

Nga ana tjetër, agresori është vënë në pranga.

Advertisements

Related Articles

Back to top button