E shpalli Amerika non grata, gazetari Arian Çani i nxjerr të gjitha: Doktori i ka shkelur dikujt në kallo

0
95

Gazetari Arian Çani ka folur në lidhje me përjashtimin e Sali Berishës nga Partia Demokratike. Ai është shprehur se kreu i PD, Lulzim Basha me përshjashtimin e Berishës ka fituar shumë pikë.

Sipas tij lu fta e Berishës me Amerikën është personale, duke thënë se “ai dikujt i ka shkelur në kallo”.

“Nuk i shohim të gjitha letrat. Letrat i shohin vetëm dy aktorët, Berisha dhe Basha. Unë them se na duhet akoma kohë.

Nga informacionet nga disa miq që punojnë për State Department, do të dalë në publik që kjo aferë e amerikanëve kundër Berishës nuk ka të bëjë fare me politikën e jashtme amerikane.

Është aferë personale, Berisha dikujt i ka shkelur në kallo. Kjo pritet të dalë. Është shumë e rëndësishme, kjo luftë e gringove kundër Berishës, është parimore?