HomeLajmeE trishtë, bie në humnerë dhe humb jetën 24-vjeçari shqiptar (FOTO)

E trishtë, bie në humnerë dhe humb jetën 24-vjeçari shqiptar (FOTO)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Kosovë. Raportohet se një 24-vjeçar ka humbur jetën, pasi ka rënë në një humnerë në Prevallë.

I riu ishte nga Kaçaniku, ndërsa Policia e Prizrenit bën me dije ende nuk dihen shkaqet që çuan në ngjarjen fatale për 24-vjeçarin, teksa hetimet janë duke vijuar për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

“Telefonatën e parë e kishim pranuar në ora 14:35, menjëherë kemi dalë në vendin e ngjarjes. Rreth orës 18:45 e kemi pranuar informacionin nga mjeku kujdestar që ka qenë në vendin e ngjarjes se viktima ishte pa shenja jete”, ka thënë Shaban Osmanollaj, zëdhënës për media në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Prizren.

Must Read

spot_img