E trishtë, Covid-19 i merr jetën fizioterapistit të Kombëtares Ylli Mihali

0
71

Është ndarë nga jeta sot në mëngjes Ylli Mihali, fizioterapisti i Kombëtares shqiptare që për ditë me radhë luftoi me Covid-19.

I intubuar prej ditësh në spital, Mihali nuk ia doli të fitonte betejën më të rëndësishme në jetë, duke tronditur botën e sportit në Shqipëri.

Mihali ishte pjesë e Kombëtares shqiptare si fizioterapist për 30 vite, duke ndihmuar me gjendjen fizike qindra lojtarë.

Për këtë, në ndeshjen kundër San Marinos të fituar nga Shqipëria 5-0, lojtarët kuqezi i dedikuan një mesazh special, shkruan Newsport.al.

Burimet bëjnë me dije se Mihali ishte i vaksinuar me të dyja dozat e vaksinës Pfizer.