Lajme

E trishtë! Humb jetën në aksidentin tragjik sportisti i njohur shqiptar(FOTO)

Advertisements

Ky është 19-vjeçari Xhuliano Këllici, shqiptari që humbi jetën mbrëmjen e së shtunës në një aksident tragjik në Treviso të Italisë.Ai humbi jetën së bashku me tre miqtë e tij pasi makina me të cilën po udhëtonin ka rrëshqitur duke dalë nga rruga.

Mediat italiane shkruajnë Xhuljano jetonte në Cordignano dhe ishte pjesë e një ekipi futbolli, në rolin e portierit.

Katër të rinjtë, të cilët udhëtonin me një Volksëagen ‘Polo’ po ktheheshin në shtëpi pas një mbrëmjeje me miqtë.

Makina dyshohet se rrëshqiti gjatë marrjes së një kthese në të majtë, më pas u përplas me një rrap dhe është përmbys në një kanal.

Rruga e aksidentit sipas medias Il Gazzetino është një rrugë rurale dhe një vendburim aksidentesh pasi në të ka precedentë të mëparshëm të përplasjeve me humbje jete.

Advertisements

Pas vdekjes së katër djemve, Policia Rrugore ka përfunduar hetimet dhe po përgatit një dosje për Prokurorinë Publike të Trevisos. Në pjesën e rrugës ku drejtuesi i mjetit Polo ka humbur kontrollin e mjetit duke u rrokullisur në një kanal, ka një shpejtësi të kufizuar prej 50 km/orë. Hetuesit janë në pritje të rezultateve të analizave të urdhëruara nga prokurori.

Advertisements

Related Articles

Back to top button