E trishtë “Virusin e fitove po zjarri ta mori jetën”, identifikohet një tjetër viktimë në Tetovë

0
103

Është identifikuar në mënyrë jozyrtare, një tjetër viktimë e zjarrit tragjik në spitalin modular Covid në Tetovë.

Mediat në vend raportojnë se mes personave që humbën jetën është edhe Ferdi Shaqiri, një mjek i cili ndodhej i shtruar në spital.

Më herët është publikuar edhe fotoja e një vajze që dyshohet të jetë viktima më e re në moshë që humbi jetën mes flakëve.

Lajmin e kanë bërë të ditur miq e të afërm të tij në disa postime në mediat sociale.

Mjeku i ndjerë i cili nuk ka qenë i punësuar në Spitalin e Tetovës pak kohë më parë kishte kaluar edhe Covid-19, por flakëve nuk mundi t’u mbijetonte.

Prokuroria në vend njoftoi mëngjesin e së enjtes se numri i viktimave nga zjarri është 14, kurse 12 të tjerë mbetën të lënduar.