HomeRozeE zyrtarizon Top Channel, ja kush do të prezantojë “Big Brother VIP”:...

E zyrtarizon Top Channel, ja kush do të prezantojë “Big Brother VIP”: Na kanë thënë se ju ka marrë malli…

U konfirmua dhe s’ka më vend për asnjë lloj dyshimi! Big Brother po rikthehet së shpejti dhe moderatorja e këtij programi do të jetë Arbana Osmani.

Në promon e re të “Big Brother VIP” dëgjohet zëri i moderatores së dashur për publikun shqiptar, gjë që u jep fund të gjitha aludimeve duke treguar zyrtarisht se kush do të jetë në drejtimin e reality show-t.

Më herët, detaje të reja kanë dalë në dritë duke zbuluar disa nga personazhet që do të jenë pjesë e tij.

Sipas “Panorama Plus” deri më tani janë konfirmuar si pjesëmarrës moderatorja sportive, Hygerta Sako, këngëtarja e muzikës popullore Valbona Mema dhe ish-fituesi i “Big Brother” dhe Vesel Kurtishaj.

Sipas këtyre burimeve, thuhet se drejtuesit e formatit ka hyrë në bisedime edhe me këngëtaren Bleona Qerreti, por ajo nuk ka pranuar për shkak të pagesës së ofruar.

Po ashtu, më herët gazetari i njohur, Eraldo Rexho ka zbuluar disa detaje për këtë spektakël.

I ftuar në programin veror, “Pushime On Top”, Eraldo tha se ai është pjesë e grupit të punës në fazën parapërgatitore të spektaklit.

“Unë kam pranuar të jem pjesë e skuadrës së ‘Big Brother VIP’ në fazën parapërgatitore. Momentalisht po punojmë për një edicion super fantastik të ‘Big Brother VIP 1’. Kështu që unë di të them angazhimin tim deri në këtë moment. Se çfarë do ndodhë pas shtatorit, do mbetet për t’u parë në tetor, kur besoj se do të nisë ‘Big Brother’, u shpreh ai duke zbuluar kështu edhe kohën kur do të nisë spektakli.

Must Read

spot_img