HomeLajme“Ederlezi” e Goran Bregoviç dëgjohet lirshëm në kafenetë e Prizrenit, kjo video...

“Ederlezi” e Goran Bregoviç dëgjohet lirshëm në kafenetë e Prizrenit, kjo video e mbrëmjes së djeshme tregon se askush nuk u rebelua (NË KOSOVË)

“Ederlezi”, kënga e famshme e Goran Bregovic dëgjohet në sfond. Në kafenenë poshtë urës, edhe pse kalon zhurma e lumit, Ederlezi dëgjohet mirë.

Njerëzit aty e dëgjojnë me qetësi. As nuk rebelohen, as nuk vëne duart në koke, dhe as nuk shkojnë të banaku për te kapur DJ e për tia shkul flokët.

EDERLEZI është kënga e Goran Bregovic, që sot po diskutohet kaq shumë në Shqipëri për koncertin që do të mbaje në festën e Birrës Korça në qytetin e Korçës.

Shqiptarët janë ndarë ne dysh, a duhet lejuar apo nuk duhet lejuar Goran Bregoviç të këndojë.

Por video e mësipërme, që Ederlezi vendoset si muzikë pa asnjë problem, u rregjistrua në Prizren, tek kafeneja e Ura e Gurit ndërsa gjithë kosovarët aty as donin tia dinin se cila ishte muzika në sfond.

As nuk lëvizën nga tavolina të bojkotonin lokalin. Sic duket qartë nga video, shijuan këngën në lokal, dhe atë që kishin marrë në tavoline.

Must Read

spot_img