Edhe tani natën, vijon zbrazja në konviktet e “Qytetit Studenti” pasi do të vijnë afganët

0
60

Studentët do të largohen nga streha e tyre pasi do të vijnë afganët.

Godinat nr. 24 dhe 25 që strehonin vajza tek “Qyteti Studenti” thuajse janë të boshatisura, gati për të pritur afganët që u larguan dhe po largohen nga vendi i tyre, pasi gjithçka është në duar të talebanëve.

Fillimisht vajzat që banonin në këto godina nuk kanë pranuar të zhvendosen, por më pas punonjësit e Drejtorisë së Konvikteve e liruan godinën. Studentet do të zhvendosen tek godina 27 dhe 28.

Aktualisht për të akomoduar afganët janë duke u bërë gati katër godina të konvikteve të “Qytetit Studenti”.