Edi Rama i kthehet keq Bashës: Mos fol akoma sikur je në pelenat e mjekut, s’më flet mua për takimin me njerëzit, ti s’takon ata të Partisë tënde

0
56

Kryeministri Edi Rama, i është kthyer “keq” kryetarit të PD, Lulzim Bashës në Kuvend.

Rama u është përgjigjur akuzave të Bashës për vjedhje me fondet e rindërtimit, duke thënë se qeveria në shkolla ka kontribuar më shumë se BE. Kreu i qeverisë nuk i ka kursyer edhe ironinë me Bashën, duke thënë se se ai nuk po mundet të takojë njerëzit e Partisë së tij, e jo më qytetarët, teksa i ka kërkuar që të bëhet “burrë”.

“Po sikur fondet e vëna në dispozicion për ndërtimin e shkollave nga BE në raport me atë të vëna na dispozicion nga qeveria të rezultojnë më të larta, çfarë duhet të bëjmë me të gjithë këtë çarçaf që sapo u var këtu në sallën e Kuvendit. Mua fondet e BE më pëlqejnë shumë dhe i jam shumë mirënjohës partnerëve tanë që na ndihmojnë, që nga Brukseli deri në Abu Dabu, e deri në Ankara. Por po të them se në aspektin e nikoqirllëkut për fondet i jam shumë mirënjohës atyre që kanë punuar me këtë projekt sepse kanë bërë të mundur që ne të bëjmë më shumë me më pak. Po kështu edhe për apartamentet. Matu mirë kur flet për hajdutëri. Mate mirë gjuhën kur flet për hajdut, apo leje ndërtimi që jepen në zyrat e bashkisë. Matu mirë dhe bëhu burrë.

Zotëria më dha një mundësi për shkak të paaftësisë së tij në raport me shifrat që unë të përgjigjem thjesht. Po sikur fondet e vëna në dispozicion të shkollave nga BE në raport me fonde e vëna në dispozicion nga qeveria të rezultojnë më të larta në shpenzim për investim se fondet e qeverisë, çfarë duhet të bëjmë me gjithë këtë çarçaf. Po sikur investimet e qeverisë në aspektin e kostos të jenë më të ulëta se ato të BE me të njëjtat standarde, çfarë i mbetet parafolësit.

I mbetet humbja. Humbja që e përgatit me duart, me gjuhën dhe me qëndrimet e veta çdo ditë. Mua fondet e BE më pëlqejnë shumë. I jam shumë mirënjohës që na ndihmuan dhe na ndihmojnë në këtë proces, që nga Brukseli deri në Abu Dabi. Në aspektin e nikoriqllëkut për fondet i jam mirënjohës atyre që kanë kontribuar këtë projekt, u jam shumë mirënjohës. Atë fjalën hajdut që të ka mbirë në majë të gjuhës, bëji gjuhës një kthesë në drejtim të ezofagut. Herën tjetër kur nxjerr gjuhën këtu kur flet për rrathë të afërmish që merren me ndarjen e indurgjencave. Mati mirë dhe bëhu burrë një herë të paktën. Sa kam dhe sa njerëz kam takuar unë për shkak të detyrës nuk i kanë takuar bashkë të gjithë kryeministrat ndërsa zotrote nuk takon as njerëzit e partisë tënde.

Më tregon ti mua çfarë do me thënë të jesh pranë njerëzve. Dilu zot njerëzve të tu se i ke dhe 95%. Mos hajde këtu se nuk ta ka borxh njeri Lulzim. Arsyeja pse ti nuk fiton je ti sepse me këtë mënyrë të foluri nuk të beson askush. Ti gënjen veten, por ndrysho sa nuk është vonë. Unë jam këtu për të respektuar këtë institucion edhe ty bashkë me partinë tënde. Por që kjo parti është partia më e bukur e lindjes “Give me a break”. Ti mund të jesh mis rilindja sot, por lind më në fund por mos vazhdo të flasësh sikur je akoma në pelena. Mos vazhdo të flasësh sikur je akoma në pelenat e mjekut. Tani sa për ata që të gdhihen në çadra sepse ti zgjohesh shumë vonë, sepse ata që janë në çadra kanë ikur në punë. Janë rreth 400 familje. Ata e nxjerrin bukën me punën e tyre, dhe jo me bukën e të tjerëve,”tha Rama ndër të tjera”, u shpreh Rama.