Edi Rama i shmanget pyetjet për Sali Berishën: Nuk është as halli im dhe as i PS, e shkuara mbetet te e shkuara!

0
66

Kryeministri Edi Rama ka folur për mediat pas seancës së parë plenare që është mbajtur sot në Kuvendin e Shqipërisë. Rama është pyetur disa herë nga mediat për përjashtimin e Sali Berishës, por është shmangur duke mos dhënë një përgjigje të drejtpërdrejt.

“Trishtimet dhe gëzimet janë evenimente shumë të rëndësishme në brendësinë e njeriut. S’është fare pyetje për mua, është në një kamp tjetër. Nuk është problemi im, nuk është halli i PS. Kush është e shkuara mbetet e shkuara”, tha Rama, teksa u pyet për vendimin e djeshëm të Bashës.

Pjesë nga fjala e Edi Ramës:

Ndalova për t’ju uruar të gjithëve një punë të mbarë dhe të frytshme si shërbëtorë të publikut. Unë dhe PD do angazhohemi personalisht që të kemi sa më shumë energji të shpenzuuara me njerëzit, për problemet e tyre reale dhe sfidat e përbashkëta dhe sa më pak energji për atë që politika ka bërë fatkeqësisht në shumë e shumë vite.

PS ka marrë një mandat të tretë për ta çuar Shqipërinë në një nivel tjetër. Dhe PS sot është në një moment të rëndësishëm sepse duhet të ndjejë gjithë përgjegjësinë e çuarjes së Shqipërisë në një nivel tjetër,.

Ne vijmë në këtë Kuvend për mandatin tonë të tretë me dorën e shtrirë, pa marrë parasysh sesi do shkojnë zhvillimet brenda PD. Dora është e shtrirë, në funksion të vendit.

Jam shumë i përgatitur që të jem në lartësinë e fjalëve duke dhënë shembullin i pari dhe natyrisht duke u përmirësuar çdo ditë edhe në raport me ju. Jam shumë i vetëdijshëm që pa dashur mund të kem tejkaluar kufirin, kam krijuar shqetësime për ju.

Ju jap fjalën që unë të jem në dispozicionin tuaj, i urtë, i butë, i dashur.

Trishtimet dhe gëzimet janë evenimente shumë të rëndësishme në brendësinë e njeriut. S’është fare pyetje për mua, është në një kamp tjetër. Nuk është problemi im, nuk është halli i PS. Kush është e shkuara mbetet e shkuara.