Edi Rama mesazh pas ndarjes nga jeta të Huyeda El Saied: Lamtumirë shoqe e vogël

0
42

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një mesazh në rrjetet sociale për balerinën shqiptare Huyeda El Saied e cila u nda nga jeta mëngjesin e sotëm pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë.

Rama ka ndarë në profilin e tij një foto të artistes shqiptare me origjinë sudane me një mesazh lamtumire. “Lamtumirë shoqe e vogël”, shkruan kryeministri Edi Rama krahas fotos.