Edi Rama publikon reportazhin e “France2” për Shqipërinë: Vizitoni “Tajlandën e Vogël” në Evropë

0
31

Kryeministri Edi Rama këtë mëngjes ka ndarë një video nga televiziori publik “France 2”, ku prezantohen bukuritë natyrore të vendit tonë. Në këtë video shfaqen malet, deti, kështjellat dhe bukuritë e tjera natyrore.

“4 orë nga Parisi, Shqipëria, një destinacion lehtësisht i arritshëm në Europë. E mbiquajtur si “Tajlanda e Vogël” nga banorët, gjendemi në Ksamil me ujin e tij ngjyrë gurkali, një plazh shumë i preferuar nga turistët,” kështu nis reportazhi i “France 2” për Shqipërinë.

E teksa jepen bukuritë natyrore u bëhet thirrje qytetarëve që të vizitojnë Shqipërinë.

Kryeministri ka ndarë vidieon teksa shkruan “MIRËMËNGJES 😊dhe me këtë video të realizuar nga televizioni publik France 2, që i fton shikuesit e vet të zbulojnë Shqipërinë “Tajlandën e Vogël” në Europë, ju uroj një ditë të mbarë🙏”.