Lajme

Edi Rama “shtrin duart” në Shërbimin Informativ, këshilltari i tij në krye të SHISH

Advertisements

Oljan Kanushi, këshilltar i kryeministrit Edi Rama, do të jetë nga sot në krye të Shërbimit Informativ Shtetëror. Burimet i thanë newsbomb.al se emërimi i Kanushit është bërë një javë më parë, por zyrtarizimi është lënë sot në Këshillin e Ministrave.

Ministri Bledi Çuçi teksa prezantoi vendimet e sotme të Këshillit të Ministrave, mes tyre shkarkimin nga detyra të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Gledis Nano, u pyet dhe për emërimin e Kanushit.

albsig

“Nuk kemi ndryshuar kreun e ri të SHISH. Kemi emëruar nëndrejtorin Oljan Kanushi. Është bërë plotësimi i një vakance të mbetur peng prej kohësh për shkak të konfliktit të lindur midis institucionit të Presidentit dhe SHISH. Një vakancë që u plotësua sot me zotin Kanushi”, u shpreh Çuçi.

Mirëpo, ky emërim nuk është kaq i thjeshtë sa u përpoq ta paraqiste ministri i Brendshëm. Oljan Kanushi, këshilltar i Edi Ramës në Kryeministri, emërohet në krye të Shërbimit Informativ në një moment kritik për vendin, shkruan newsbomb.al.

Shqipëria është sulmuar të paktën nga dy shtete armiqësore, një prej tyre gjunjëzoi për gati një javë të gjitha shërbimet online të Qeverisë Shqiptare. Po në këtë periudhë ku SHISH luan një rol kyç në sigurinë e vendit, drejtuesi Helidon Bendo nuk ndodhet në vend dhe nuk do ushtrojë detyrën e drejtorit të Përgjithshëm edhe për të paktën 10 muaj të tjerë.

Advertisements

Kreu i Inteligjencës shqiptare ka udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës për një kurs trajnimi me kohë të plotë 1 vjeçar. Prej shumë kohësh vendi i nëndrejtorit ka qenë vakant dhe Qeveria ka vendosur që në institucionin e rëndësishëm për sigurinë e vendit të çojë këshilltarin e Edi Ramës, Oljan Kanushi.

Advertisements

Related Articles

Back to top button