“Ejani përsërisni mësimet”, mësuesit presin fëmijët në shkolla, nxënësit nuk kanë kanë libra, janë dorëzuar që në muajin qershor

0
56

Mësuesit do të jenë në shkollë që në ditën e parë të shtatorit, në dispozicion të nxënësve që do të paraqiten për mësime plotësuese.

Fillimi i muajit shtator është lënë në dispozicion në nxënësve që kanë dëshirë dhe nevojë për të marrë mësime plotësuese, duke qenë se viti që shkoi ishte i kufizuar për shkollat, për shkak të pandemisë.

Mësuesit do të jenë në shkollë që në ditën e parë të shtatorit, në dispozicion të nxënësve që do të paraqiten për mësime plotësuese.

Por, librat, duke qenë se merren falas, dorëzohen që në muajin qershor në shkolla nga nxënësit dhe për rrjedhojë, fëmijët nuk kanë më libra. Atëherë, si do t’i bëjnë përsëritjet e mësimeve nxënësit pa libra?

A do tu lejohet atyre përdorimi i teksteve shkollore këtë fillim viti në mënyrë që të kenë mundësi të marrin njohuritë që kanë humbur?

Për këtë gjë nuk është dhënë asnjë informacion nga institucionet përkatëse./(F.m/dosja.al)