Elisa Spiropali komenton vendimin e Bashës: Është në një pozicion shumë të vështirë, mjaft është folur për Berishën në 31 vite

0
167

Ministrja e Shtetit për Parlamentin, Elisa Spiropali, ka komentuar vendimin e kryedemokratit Basha për përjashtimin nga Grupi Parlamentar të Sali Berishës.

Ajo u shpreh në “Kjo Javë” se Basha është në një pozicion shumë të vështirë, por këto janë punë që i përkasin vetëm PD-së. Spiropali tha se nuk ka asnjë koment për Berishën, pasi është folur shumë për atë në 31 vite.

“Basha është në një pozicion shumë të ëvshtirë, por është punë e tyre. Duhet të zgjidhin punët e brendshme të partisë, por ne kemi punë të tjera. Ne jemi betuar të shohim interesin kombëtar për Shqipërinë e 2030-ës. Lufta nuk është me opozitën, për ne opozita nuk është armike. Është konkurente në një garë ku ne dalim me idetë dhe alternativat tona dhe kërkojmë besim.

Nuk kam asnjë koment për zotin Berisha, mjaft komente kemi bërë për të në 31 vite. Ne shikojmë nga Shqipëria, që të bëhet një vend kampion në turizëm dhe energji”, tha Spiropali.