HomeLajmeElvis Naçi zhvat qytetarët në spitalin “Continental”, shifra marramendëse…

Elvis Naçi zhvat qytetarët në spitalin “Continental”, shifra marramendëse…

Hoxhë Elvis Naçi shkaktoi bujë disa kohë më parë kur bleu një spital me paratë e “Fondacionit Fierdeus” që i siguron nga të ardhurat e qytetarëve që e besojnë verbërisht.

Hoxha doli nëpër televizione duke thënë se është për bamirësi, për tu shërbyer me përulësi njërëzve që kishin nevojë. Kjo i ngrohu zemrat e shqiptarëve dhe rendën të vizitoheshin atje.

Imami doli përsëri në televizion duke deklaruar se spitali nuk të kuron falas, aq ishte sa qetësoi opinionin publik.

Sot Naçi i zhvat qytetarët e shkretë , në një vëzhgim të TV MCN u vërtetua se për një natë hospitalizim paguhej 900 euro përvëç mjekimit.

Kjo shifër absurde erdhi pas tejmbushjes së spitaleve shtetërorë nga pacientët me Covid.

Në një denoncim të ardhur në redaksi një qytetar ankohet se vetëm operimi për heqjen e apandesitit i kushtoi 890 euro, shtrati 600 euro dita (dy ditë qendroi) mjekimet rreth 1100 euro dhe disa shpenzime shtesë prej 250 euro.

Pra spitali i bamirësit Hoxhë Elvis Naçi të merr mbi 3000 mijë euro për një operacion të thjeshtë.

E vetmja gjë që mund tju themi është të ruheni që të mos përfundoni te babëzia e tij./MCNTV.COM

Must Read

spot_img