Lajme

EMRAT/ Kush janë viktimat dhe autori i dyshuar i krimit në Tiranë

Advertisements

EMRAT/ Kush janë viktimat dhe autori i dyshuar i krimit në Tiranë

Një ngjarje e rëndë ndodhi pasditen e sotme në rrugën “Islam Alla” në Tiranë, ku vëllai ka vrarë vëllanë dhe kunatën për shkak të një konflikti pronësie.

Autori i dyshuar i këtij krimi është Arsen Muskurti, ndërsa viktimat janë Dritan Muskurti dhe Nora Muskurti.

Njoftimi i policisë:

Më datë 30.08.2022, në rrugën “Islam Alla”,  dyshohet se si pasojë e një konflikti familjar, shtetasi A. M., dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri drejt vëllait të tij shtetasit D. M., 44 vjeç, dhe një shtetaseje tjetër, ende të paidentifikuar, (dyshohet bashkëshortja e shtetasit D. M.) të cilët si pasojë kanë ndërruar jetë.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po vijojnë kontrollin e zonës me qëllim kapjen e autorit.

Advertisements

Grupi hetimor  nën drejtimim e Prokurorisë po punon  për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Advertisements

Related Articles

Back to top button