Erion Braçe del hapur kundër krahut të djathtë të Ramës

0
59

Pak ditë më parë, Taulant Balla i bëri thirrje të gjithë qytetarëve të bëhen pjesë e festës së birrës, ndërsa mbante një gotë në dorë.

“Ky është viti i parë që jam këtu, por tani e kuptoj çfarë kam humbur, kështu që nuk do të mungoj më asnjëherë. Të gjithë duhet të marrin shembull nga gëzimi këtu, sepse

është një festë që i bën bashkë të gjithë. Mund ta organizojmë këtë festë edhe në qytete të tjera” tha Taulant Balla.Por zv.kryeministri Erjon Braçe ka një qasje tjetër, ndryshe nga Taulant Balla dhe ndryshe nga “Raqka”.

Në masivitetin e festës në Korçë, Braçe sheh përhapjen e infeksionit nga Covid dhe meqënëse nuk e ndal dot një festë që shkon përtej fuqive, paralajmëron të gjithë pjesëmarrësit për atë që i pret. “E ndëzët Korçën, por f.lakën do t’ia shihni pas 10 ditësh”.