Erion Braçe nuk i lë thumbat: Ta dinte Nënë Tereza se shenjtërimi i saj do ishte ditë pushimi, që administrata të shëllehej në Palasë…

0
120

Braçe prej disa ditësh vijon “thumbat” në rrjetet sociale, pasi Edi Rama njoftoi emrat për Qevrinë e re dhe ai nuk i rikonfirmua në postin e zv.kryeministrit, shkruan.

Mëngjesin e sotëm, Braçe ka shkruar përsëri, për ditën e psuhimit që ka administrata me rastin e Shenjtërimit të Nënë Terezës.

“Ta dinte NENE TEREZA qe shenjterimi i saj, do ishte dite pushimi per shtetin e qe sherbyesit publik te zyrave do shelleheshin ne Palase….. do vijonte te sherbente kudo per njerezit e zakonshem e nuk do ngjitej lart si SHENJT”, shkruan Braçe.

Shënimi i plotë i tij:

Ta dinte NENE TEREZA qe shenjterimi i saj, do ishte DITE PUSHIMI PER SHTETIN e qe sherbyesit publik te ZYRAVE do shelleheshin ne Palase tek NAZURI, ne Jale tek CMENDURIA, ne Hamalle tek DALLGA, ne gjirin e Lalezit tek 7 FSHTRAT E LURES apo ne sarajet e cdo oligarku, do vijonte te sherbente kudo per njerezit e zakonshem e nuk do ngjitej lart si SHENJT!

ME KEMBE NE TOKE!

#Miremengjes e pune te mbare te gjithe atyre qe punojne sot, nga pastruesit e deri tek infermiere e mjeke ne qendrat shendetesore e spitale!