HomeLajmeErion Braçe shpërthen ndaj Lulzim Bashës: O KUFOMË, si të zë gjumi...

Erion Braçe shpërthen ndaj Lulzim Bashës: O KUFOMË, si të zë gjumi natën? Pushkatove 4 qytetarë në 21 Janar, i ke duart me gjak

Deputeti Erion Braçe i është përgjigjur kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, I cili e thumboi sot duke thënë se ish-zv.kryeministri dikur që ka firmosur koncensionet me kosto të frikshme për qytetarët, ndërsa tani bën parimorin në Facebook.

Braçe i ka kujtuar Bashës 21 Janarin, kur askohe ai ishte ministër Brendshëm, duke shkruar se në këtë ditë mori urdhër për të pushkatuar 4 qytetarë dhe plagosur 20 të tjerë.

Më tej deputeti socialist ka renditur koncesionet që ai ka firmosur gjatë kohës kur ishte zevendëskryeministër.

Postimi i plotë i Erion Braçes:

DEGJO KUFOME!

A e mban mend #21JANARIN?

Eshte dita kur ti si minister i Brendshem, ne komande te nje zinxhiri kriminal, nen urdher e ne bashkepunim, pushkatuat 4 shqiptare e plagoset mbi 20 te tille;

ME DASHJE E PA GJYQ!

A e mban mend 22 JANARIN?

Eshte kjo dita e kesaj fotoje, kur ti si minister i Brendshem, i dole per zot pushkatimeve, i mbrojte dhe u dhe shperblim pushkatareve, njeri ne kete foto!

Te te pyes:

TE ZE GJUMI NATEN?

Po e le fare drejtesine e munguar, por a te ze gjumi naten me kater te pushkatuar mbi kurriz gjithe jeten?

Te jesh i bindur qe nuk fshihesh dot pas ketij tjetrit, nuk lahesh e pastrohesh duke perzene kete tjetrin, TI DHE AI JENI DY GJYSMA TE SE NJEJTES SE KEQE PLOT GJAK E VIKTIMA!

Kaq kete here per ty!

Tani per shqiptaret;

Une Erion Brace ne cilesine e zevendes kryeministrit kam firmosur:

1. Koncesionin e aeroportit te Kukesit, procedure e MIE dhe jam krenar qe ai aeroport eshte funksional prej muajsh;

2. Shtese ne kontraten e koncesionit te KROMIT, procedure e MIE, konkretisht heqjen nga ajo kontrate te disa njesive, objekteve;

3. Ndryshim ne koncesionin e SKANIMIT, procedure e MFE, konkretisht shtyrjen e pagesave ligjore per te;

4. Koncesionin e aeroportit te Vlores, procedure e MIE, dhe do jem shume krenar kur ai te jete ndertuar e plotesisht funksional;

5. Koncesionin e Laboratoreve, procedure e ministrise se Shendetesise e qe ndryshon krejtesisht gjendjen ne spitalet universitare, rajonale dhe Lushnjes dhe Sarandes;

6. Koncesioni i ndertimit te HEC, kontrate shtese mbi kontraten e Shkurt 2013, procedure e MIE, abstenuar prej meje.

Kaq! Ne dy vite e gjysem jane vetem keto dhe asgje tjeter;

Firmosur diten per diell e pa u fshehur asnje sekonde.

Tani, KUFOME, kishe thene ne ate FOLTOREN tende-asgje ndryshe nga ajo foltorja e gjysmes tende, se une shaja naten qeverine time!

Habi e madhe, une paskam share qeverine time dhe ti je shqetesuar?

Kete doje te thoje?

E kupton c’budalla bul je?

Per shqiptaret edhe nje here;

Kurre nuk kam share qeverine time, kerkend ne te.

Poo kam thene cfare nuk ka shkuar mire, cfare nuk ka qene e drejte dhe cfare duhej bere ndryshe;

E KAM THENE ATY BRENDA, TROC E QARTE, NE SY MADJE!

Must Read

spot_img