Lajme

Escobar mbështet “Ballkanin e Hapur”: Intergimi i rajonit në Bashkimin Evropian është e vetmja alternativë

Advertisements

I dërguari special i SHBA-së Gabriel Escobar, deklaroi se për Ballkanin Perëndimor nuk ka alternativë tjetër përveç integrimit evropian. Gjithashtu, sipas tij kjo është e vetmja përgjigje për krizën e ardhshme ekonomike.

Nga Forumi Strategjik në Bled, i cili bashkon liderët e rajonit dhe vendeve të tjera evropiane, Escobar tha se BE-ja duhet të bëjë shumë për të thjeshtuar procesin e integrimit.

albsig

“Por shumë më tepër punë duhet bërë nga qeveritë e shteteve në anën e tyre për të bërë të mundur procesin e integrimit, ndërkohë që disa shtete dështojnë të përmbushin fare detyrimet e tyre”, tha ai.

Escobar tha se e vetmja përgjigje për krizën e ardhshme ekonomike është integrimi ekonomik i rajonit dhe se ai mbështet çdo iniciativë të këtij lloji, përfshirë edhe nismën “Ballkani i Hapur”.

Advertisements

“Nuk kemi nevojë për një strategji të reintegrimi. Duhet të investojmë dy herë më shumë energji në zbatimin e strategjisë që kemi tani”, tha zëvendësndihmës sekretari amerikan i shtetit në panelin “Bashkimi Evropian dhe Ballkani Perëndimor: Kush është gati”.

Advertisements

Related Articles

Back to top button