“Është haram i madh, po të ishin në rrugën e Zotit s’do të hynin në atë shtëpi të djallzume”, Hoxha nga Prishtina kritikon “Për’puthen”

0
38

Për’puthen është një nga emisionet më të ndjekura të ekranit shqiptar.

Hoxha nga Prishtina, Labinot Maliqi së fundmi ka thënë se emisioni “Për’puthen” është haram i madh shikohet një emision i tillë, pasi nuk ka asnjë dobi prej tyre, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.

Sipas tij, ky emision mund t’u bëjë dëm familjeve, të krijojnë raporte të këqija burri dhe gruaja, dhe kjo i bën që t’i harrojnë obligimet e tyre ditore, ndaj njëri tjetrit, e fëmijëve.

“Pasi të përfundoj emisioni mund të sjell kaos nëpër familje. Edhe ata vetë nuk e kanë veten e tyre model, edhe ata kanë nevojë që të përmirësohen. Po të ishin në rrugën e Zotit nuk do të hynin në atë shtëpi të djallzume”, tha Maliqi në emisionin gjesi në T7.