ADS
HomeLajmeFamilja e kërkonte prej ditësh! Gjendet e vdekur pranë shkëmbinjve në Vlorë,...

Familja e kërkonte prej ditësh! Gjendet e vdekur pranë shkëmbinjve në Vlorë, Nadire Nelaj

Një person është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm në Vlorë. Mësohet se rreth orës 09:00, në afërsi të molit të Petroliferës, Vlorë, është gjetur e pajetë, një grua.

Sipas “FaxNews trupi gruas së gjetur i përket 71-vjeçares Nadire Nelaj, e cila ishte shpallur e zhdukur nga familjarët e saj para pak ditësh.

Kanë qenë peshkatarët e zones ata që kanë gjetur trupin e 71-vjeçares dhe kanë telefonuar menjëherë policinë.

Ndërkohë nuk dihet ende nëse Nelaj është mbytur në det dhe trupi i saj është nxjerrë nga uji, apo i ka dhënë fund jetës pranë shkëmbinjve.

Njoftimi i policisë:

Më datë 13.10.2021, në orën 09:00, në afërsi të molit të Petroliferës, Vlorë, është gjetur i pajetë, një shtetas ende i paidentifikuar. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Must Read