Lajme

Familja nga Kosova ishte duke ardhur prej Turqisë, si ndodhi aksidenti ku humbi jetën 6-vjeçari, makina u kthye përmbys

Advertisements

Një aksident i rëndë ndodhi orët e para të mëngjesit të së martës  në aksin rrugor Fier-Vlorë, ku një fëmijë 6 vjeç humbi jetën.

Lexo edhe: E rëndë në Fier-Vlorë, aksidentohet familja, humb jetën fëmija 6 vjeç

Burime bëjnë me dije se drejtuesi i mjetit, Andi Mithi, 33 vjeç, i cili udhëtonte së bashku me familjen pasi ishin kthyer nga Turqia, humbi kontrollin e makinës.

Si pasojë, mjeti është përplasur me trafikndarësen dhe është kthyer përmbys.

Ndërkohë, të plagosur kanë mbetur drejtuesi i mjetit, bashkëshortja e tij, Albana Mithi dhe fëmija tjetër 3 vjeç. Ata janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Njoftimi i policisë për aksidentin:

Vlorë/Informacion paraprak

Më datë 30.08.2022, rreth orës 04:45, në aksin rrugor Fier-Vlorë, në afërsi të fshatit Panaja, shtetasi A. M, 33 vjeç, i cili udhëtonte së bashku me bashkëshorten dhe 2 fëmijet, duke drejtuar automjet tip “Benz”, dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit njëri prej pasagjerëve një fëmijë 6 vjeç, ka ndërruar jetë, ndërkohë që drejtuesi dhe 2 pasgjerët e tjerë, shtetasja A. M., 34 vjeçe dhe fëmija tjetër 3 vjeçe, ndodhen në spital e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve.

Advertisements

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit. /abcnews.al

Advertisements

Related Articles

Back to top button