HomeLajmeFatmir Mediu kërkon të mos rihapen hetimet për Gërdecin, caktohet gjyqtarja e...

Fatmir Mediu kërkon të mos rihapen hetimet për Gërdecin, caktohet gjyqtarja e çështjes

Albana Boksi do të jetë gjyqtarja e çështjes së rihapjes së hetimeve për tragjedinë e Gërdecit, ku në qendër të saj është ish-ministri Fatmir Mediu.

Prokuroria e Posaçme kërkoi revokimin e vendimit për pushimin e hetimeve, pas kërkesës së familjarvëe të një prej viktimave.

Por pala mbrojtëse e kundërshtoi vendimin, që tashmë do të shqyrtohet në Gjykatën e Lartë.

Mediu e kundërshtoi përmes avokatit të tij, duke pretenduar për “cënim të parimit të sigurisë juridike dhe të parimit të gjësë së gjykuar”.

Gjithashtu mësohet se avokati mbrojtës Ardian Visha ka pretenduar se gjyqtarja Albana Boksi ka konflikt interesi pasi ka shqyrtuar më parë disa kërkesa gjatë procesit, ndaj do të kërkohet pëjashtimi i saj.

Must Read

spot_img