Fejohet Hajdari Muzika la shqiptarët pa gjumë, askush s’ndërhynte. Fenomeni skandaloz që s’dënohet nga Bledi Çuçi!

0
154

Mbrëmjen e kaluar, deri në orët e para të mëngjesit, ‘elita’ e Tiranës dhe Prishtinës ishte mbledhur në Pallatin e Brigadave, pasi bamirësi i kthyer në truprojën e Ramës (përmendim këtu pritjen e afganëve në aeroport), Arbër Hajdari, u fejua. Prej disa vitesh Arbëri ishte në lidhje me të bijën e pronarit të Devolli Group, Vlera Devollin e cila vjen nga një familje e pasur nga Kosova dhe është personazh publik dhe njihet më shumë në botën e biznesit. Çifti vendosi të zyrtarizonte lidhjen e tyre me një fejesë madhështore multi-milionëshe kundër çdo mase e rregulli, pavarësisht se në kohë pandemie, duke thyer çdo rregull e masë kufizuese.

Ceremonia e fejesës u organizua te Pallati i Brigadave, ku vetëm qiraja e ambientit kushton mbi 10.000 €. Në këtë ceremoni, ku ishin të ftuar edhe qeveritarë e politikanë të njohur e nuk mund të mungonin as këngëtarët si Anxhela Peristeri dhe Gena Lito, si dhe violinistë të njohur shqiptarë të paguar nga 5000 € e 2000 €, sipas “Kryefjaala”. Për të mos përmendur më pas shpenzimet e tjera me dekorin dhe ushqimin.

Por nuk mbaron me kaq gjithë kjo ceremoni miliona euroshe, pasi Arbëri festoi deri në orët e para të mëngjesit, por qytetarët u desh të duronin tekat e të llastuarve të Ramës dhe të kishin para syve standardin e dyfishtë oligark-popull. Të shumta kanë qenë denoncimet në redaksinë e JOQ ALBANIA për muzikën e lartë gjatë gjithë natës së kaluar nga Pallati i Brigadave e përtej zonës, a akoma edhe më alarmuese ato telefonatat tek policia se një person që po martohet po i lë pa gjumë. Të pafuqishëm janë ndjerë policët, e askush nuk ka ndërhyrë.

Në një kohë që dasmat e për më tepër grumbullimet ndalohen në një situatë të tillë pandemike ku u desh hapja e spitalit Covid 3 si pasojë e rritjes së infektimeve, kufizimit të orës policore deri në 23:00, le më ajo e bareve dhe lokaleve që ndalohen rreptësisht të luajnë muzikë pasi sipas një ish-ministri të Ramës ndihmon në përhapjen e virusit, Hajdari mbledh një tufë njerëzish dhe me “bekimin” e Bledi Çuçit, hedh poshtë të gjithë propagandën e ngritur me mundim deri më tani se të gjithë jemi të barabartë para ligjit.

Duket se Çuçit s’i del zëri kur bëhet fjala për të birin e Shkëlqim Hajdarit, kryeinspektorit të Ramës, ama po kapi Policia e Shtetit ndonjë muzikant tek sheshi që këndon pas orës 23:00, ha burg në tentativë të përhapjes së virusit me dashje dhe dënohet me 5 vite burg e bëhet edhe kronikë e postohet në faqen e Policisë së Shtetit për t’iu shpërndarë mediave rilindase!

Mbase këto që flasin janë thjesht gojë të liga, se Hajdari mund të ketë marrë leje tek e-Albania se i duhet të justifikojë grumbullimin në fejesën e tij, të lërë pa gjumë qytetarët që taksirat e kanë të dëgjojnë se si Hajdari ua përplas në fytyrë se kush është shok me Ramën, i thyen rregullat, dhe Mirlinda Karçanaj ia ka aprovuar kërkesën, ose në rastin më të sigurt, të gjithë kanë bërë tamponin tek dera nga vetë Manastirliu para se të niste ceremonia, se ndryshe një favorizimin i tillë do të ishte çmenduri dhe një tjetër provë e fortë se këtu nuk ka shtet!


Mbase mbase, të ftuar kanë qenë Ardi Veliu apo edhe vetë Bledi Çuçi, të cilët kanë qenë të dehur nga dëfrimi që u ka ofruar Hajdari në festë dhe me 2-3 gota kanë harruar se kush janë dhe çfarë kanë për detyrë të bëjnë, ky mund të ishte justifikimi më banal për të argumentuar atë çfarë ndodhi dje. Kjo nuk ka të bëjë thjesht me një fejesë, kjo ndodhi është tregues i një fenomeni skandaloz, dhe një krahasimi shqetësues midis të favorizuarve të pushtetit dhe qytetarëve të thjeshtë!