Festa e birrës ndan socialistët Braçe kundër Ballës: Flakën do e shihni për 10 ditë!

0
93

Pak ditë më parë, Taulant Balla i bëri thirrje të gjithë qytetarëve të bëhen pjesë e festës së birrës, ndërsa mbante një gotë në dorë. “Ky është viti i parë që jam këtu, por tani e kuptoj çfarë kam humbur, kështu që nuk do të mungoj më asnjëherë. Të gjithë duhet të marrin shembull nga gëzimi këtu, sepse është një festë që i bën bashkë të gjithë. Mund ta organizojmë këtë festë edhe në qytete të tjera” tha Taulant Balla.

Vetë Bashkia e Korçës që drejtohet nga një socialist i njohur ndryshe si “Raqka”, me ndihmën e qeverisë ka ftuar këngëtarin me famë botërore Goran Bregoviçin për të kënaqur qytetarët që bëhen pjesë e festës.

Por zv.kryeministri Erjon Braçe ka një qasje tjetër, ndryshe nga Taulant Balla dhe ndryshe nga “Raqka”. Në masivitetin e festës në Korçë, Braçe sheh përhapjen e infeksionit nga Covid dhe meqënëse nuk e ndal dot një festë që shkon përtej fuqive, paralajmëron të gjithë pjesëmarrësit për atë që i pret. “E ndëzët Korçën, por flakën do t’ia shihni pas 10 ditësh”.

Parashikimi duket ogurzi, aq më tepër që shifrat e infeksioneve po rriten me shpejtësi. Shpresa është që varianti Delta të ketë një efekt më të dobët se varianti origjinal i koronavirusit. Ndryshe, thirrjet për të marrë pjesë në festë, si ato që bëri Taulant Balla në efektin e alkoolit, do të jenë katastrofike për shëndetin e qytetarëve. Dhe siç thotë Braçe, flaka nuk do të shuhet dot me birrë.

STATUSI I PLOTE I ERJON BRACES NE FB

POOO E NDEZET KORCEN!
FLAKEN E SHIHNI PER 10 DITE DHE
NUK DO SHUHET DOT ME BIRRE!
Vera eshte liri!
Por jo papergjegjshmeri!
Jo ne kohe #COVIDI vecanerisht.
DO TA JETOSH NE KLUB, NE FESTA, KONCERTE, NE STADIUM, NE PUNE,
NE SHKOLLE, KUDO, VAAAAAKSIIIIIINOOOOOHUUUU!
Por pa vaksinuar grumbullime te tilla e ndezin, i vene flaken dhe nuk e shuajne dot!
Jane papergjegjshmeri edhe pse eshte vere, edhe pse eshte koha per te pushuar e gezuar.
Ekuilibri ne liri mes infektimit, nevojes, punes, argetimit qe na solli shkelqyeshem deri ne nisje te veres, duket se ka levizur per keq, ndaj edhe numri i te infektuarve po rritet;
NUMRAT E TE VAKSINUARVE ME DY DOZA NUK JANE AQ SA LIRIA QE PO PERDORET QESIM E PA MASA MBROJTESE NGA GJITHKUSH.
Ne nje gjendje te tille,
rikthimi tek masat kufizuese ose vaksinimi plus nje maske na mbrojne jeten,
tonen e te familjes;
TANI ESHTE KOHA PER KETE DETYRIM!
Te gjithe ata qe jane ne nevoje e ne marredhenie me shtetin,
duhen vaksinuar;
Shembujt per e me ata qe jane ne pamundesi ekonomike per te perballuar shpenzimet e semundjes jane te forte dhe vaksinimi i detyrueshem per ta ka qene zgjidhje;
Te gjithe ata qe jane ne marredhenie me shtetin e ne sherbim te qytetareve duhen vaksinuar;
Shembujt nga sektori i sherbimit shendetesor, sherbimit arsimor, sherbimit publik ne teresi qofte eshe nga Italia fqinje jane te forte dhe referojne vaksinimin e detyrueshem;
Te gjithe ata qe duan argetimin ne grup e pa limit ne ambjente qe lehtesisht kthehen ne qendra infektimi masiv, duhen vaksinuar;
Shembulli i koncerteve masive ne Kosove por edhe ketu, dy ndeshjet me tifoze masivisht e thuajse 100% ne Shkoder, duhet te mjaftojne per ta bere vaksinimin te detyrueshem.
Aaaa dhe nje gje;
DETYRIMI NIS NGA ME TE PUSHTETSHMIT, INSTITUCIONET QE MATERIALIZOJNE PUSHTET DHE VIJOJNE ME KOMUNITETET;
Ne shtator nis Kuvendi por askush nuk di deri tani se sa prej deputeteve jane vaksinuar plotesisht me dy doza vaksinash;
DETYRIMI DUHET TE NISE ATY!