Fileto pule të pjekura me ullinj të zi – Receta e ditës

0
114

Përbërës: 2 luge gjelle verë e kuqe, 2 lugë gjelle mustardë, 2 lugë gjelle vaj ulliri, 4 thelpi hudhra, 1 lugë çaji kripë, 1 degë rozmarinë, fileto pule (4- 6 copë), 1 filxhan me ullinj të zinj

Në një tas të madh bashkoni verën e kuqe, mustardën, vajin e ullirit, hudhrën, kripën dhe rozmarinën.

Më pas shtoni mishin e pulës dhe ullinjtë.

I përzieni mirë dhe e mbuloni enën me një qese plastike.

E fusni në frigorifer dhe e lini të qendrojë të paktën 1 orë ose gjatë gjithë natës.

Të nesërmen e kaloni masën në një tavë dhe e fusni në furrë të piqet për gati 1 orë në nxehtësi të ulët.

Kur ta shikoni që mishi i pulës ka marrë një ngjyrë kafe të artë në sipërfaqe mund ta hiqni.

Mund ta shoqëroni me kuinoa, oriz ose thjesht me pak bukë. Ju bëftë mirë!