ADS
HomeRozeFiori Dardha flet për herë të parë për motrat e bashkëshortit: Si...

Fiori Dardha flet për herë të parë për motrat e bashkëshortit: Si është të kesh 8 kunata

Jo shumë njerëz e dinë që bashkëshorti i moderatoras Fiori Dardha, regjisori Donard Hasani është djali i vetëm me 8 motra.

E ftuar sot në programin “Abc e mëngjesit”, Fiori Dardha foli për herë të parë për marrëdhënien që ka me 8 kunatat e saj. Pavarsisht asaj që mund të mendojnë të tjerët, ajo u shpreh që është nusja më me fat në botë.

Jam si veshka mes dhjamit, ku ka më mirë. Bashkëshorti im është i vogli mbas tetë motrash. Ku ka më mirë, një ditë shkon për drekë te njëra, një ditë te tjetra, ku ka më mirë. Vetëm Elvira jeton në Amerikë, të tjerat janë të gjitha në Tiranë. Me të voglën, me Lolën më pëlqen të ngacmohem një çik më tepër dhe të shkëmbejë më shumë batuta.

Në asnjë moment nuk e kam menduar se kishte 8 motra se isha aq e dashuruar me të sa shihja probleme dhe për fat të mirë jam e bindur se jam nusja më e mirë”, u shpreh ajo./abcnews.al

Must Read