Flamur Noka: Basha është ministri i 20 i Ramës, ka mision shuarjen e opozitës

0
24

Deputeti Flamur Noka, është shprehur se Kryedemorkati Lulzim Basha është peng i Kryeministrit Sali Berisha.

I ftuar në emisionin “Ora e Betit” me gazetaren Beti Njuma, Noka u shpreh se nëse një kreu i PD nuk do ishte peng nuk do të merrte një vendim të tillë për ish-Kryeministrin Sali Berisha.

“Që Basha kishte flirt apo marrëveshje ka pasur thashetheme dhe akuza prej kohësh, që në 2017, sigurisht ne që kemi qenë brenda PD kemi hezituar t’i pranojmë këto gjëra. Mirëpo fillim shtatori i këtij viti hapi kutinë e pandorës. Vendimi i Bashës detyroi që të hapen çështjen.

Të marrësh një vendim për të asgjësuar forcën tënde politike dhe për ta kthyer në një shoqatë Basha-Bardhi, do të thotë që ti ose je peng, ose ti nuk je normal. Kjo e dyta nuk është e vërtetë sepse Basha është një politikan mëse normal.

Pse atëherë duhet të marrësh një vendim me të cilin ti asgjëson forcën tënde politike.

Një politikan po të mos ishte peng, po t’i dhimbseshin ata demokratë që kanë sakrifikuar për ta bërë prej 8 vitesh kryeministrin, në rastin më të mirë kur ndodhesh para një vendimi të tillë duhet të jepte dorëheqjen, jo vendime për të asgjësuar forcën politike”, deklaroi Noka.