Lajme

Florian Marku nderohet me “Yllin e Madh të Mirënjohjes Publike”, Rama: Kemi nevojë për shembullin e tij, jo ata që na ndotin në Angli

Advertisements

Kryeministri Edi Rama nderon boksierin Florian Marku me vlerësimin e lartë “Ylli i Mirënjohjes Publike”. Ky titull vjen dy ditë pasi Marku fitoi përballjen e tij me boksierin meksikan në stadiumin kombëtar “Air Albania”.

“Atje aq shumë kemi nevojë të nxjerrin në pah shembujt e suksesit, qoftë edhe si kuzhinierë dhe pronarë biznesesh të vogla, se këta janë shumë më tepër se ata pak shqiptarë që bëjnë zhurmën e madhe ndotëse për imazhin tonë”, tha Rama ndër të tjera.

Ai e quajti Florian Markun ambasador të Shqipërisë dhe tha se vendi ka nevojë për shembullin e tij në Britani, jo ata që sipas Edi Ramës bëjnë zhurmën e madhe dhe ndotëse për imazhin e vendit, duke ju referuar emigrantëve që shkojnë me gomone në ishull.

Pjesë nga fjala e Edi Ramës:

Një ambasador i Shqipërisë që prejardhjen e ka në Kosovë nga gjyshi dhe në Lushnjë nga gjyshja. Floriani me prindërit ka shkuar në emigracion qysh i vogël në Greqi, ku ka filluar dhe karrierën. Më pas në Austri dhe shpërthimin e ka pasur në Britaninë e Madhe. Atje aq shumë kemi nevojë të nxjerrin në pah shembujt e suksesit, qoftë edhe si kuzhinierë dhe pronarë biznesesh të vogla, se këta janë shumë më tepër se ata pak shqiptarë që bëjnë zhurmën e madhe ndotëse për imazhin tonë.

Unë i jam jashtëzakonisht mirënjohës Florianit, dhe e vërteta është ai që e nderon këtë godinë me praninë e tij, siç ishte dhe Luiza. Unë dhe ne jemi të nderuar të ndajmë disa momente në këtë godinë me të tillë shqiptarë. Kështu ne përmirësohemi, jo aq të rëndësishëm sa Luiza dhe ne nuk i celebruar kështu. Por me celebrimin e Luizës ne do ta bëjmë këtë, hapim këtë fazë për të gjithë ata që i sjellin Shqipërisë medalje.

Advertisements

Sot, ndryshe se çfarë u tha në momentin e triumfit të Luizës, nuk ka më protagonistë të braktisur të sportitr. Sot ka një sistem mbështetje dhe shpërblimesh, miratuar me vendim qeverie kohë më parë, jo kur u desh për Luizën. Vitin e shkuar e kanë përfituar shpërblimin 14 protagonistë, 7 sportisë dhe 7 trajnerë. Në vitin ku jemi e kanë përfituar 44, 22 sportistë dhe 22 trajnerë.

Advertisements

Related Articles

Back to top button