HomeRozeFlorjan Binaj bën thirrje për ndihmë për rastin urgjent: Eshtë shumë e...

Florjan Binaj bën thirrje për ndihmë për rastin urgjent: Eshtë shumë e rëndë. Disa pjesë të trupit janë në gjendje tm erruese

Aktori i njohur Florian Binaj ka bere nje apel prekes per nje vajze te mitur qe po lufton per jeten ne spital pas nje aksidenti ne Tirane.

“Gjëndja e saj është shumë e rëndë dhe levizja e saj drejt Turqisë duhet të bëhet me avion mjekësor dhe sa më shpejt të jetë e mundur. Në këtë video nuk kemi treguar shumë pjesë të trupit, se në çfarë gjëndje tmerruese janë!”, thuhet ne apelin qe po qarkullon ne rrjet.

POSTIMI I PLOTE

URGJENTE/ SHPËRNDAJE!
Një ngjarje e rëndë që na ka tronditur të gjithëve! Jeta e Eleni Skenderaj është me minuta! Ju lutemi shpërndajeni postimin. 😭

Në 28 gusht vajza 13 vjeçe Eleni, u godit nga një kamion në Tiranë.
Me lot në sy, vogëlushja rrëfen tmerrin që përjetoj. Aksidenti i rëndë e ka dëmtuar vajzën dhe organet e saj jetësore. Për muaj me rradhë rënkon nga dhimbja, për shkak se nevoja urgjente për një seri operacionesh dhe një trajtim të specializuar mungon. Prindërit e saj e kanë të pamundur për ta dërguar vajzën, dritën e tyre të syve jasht vendit! ☹️ Gjëndja e saj është shumë e rëndë dhe levizja e saj drejt Turqisë duhet të bëhet me avion mjekësor dhe sa më shpejt të jetë e mundur. Në këtë video nuk kemi treguar shumë pjesë të trupit, se në çfarë gjëndje tmerruese janë!

E shtrirë në spital Eleni bën apel për ndihmë, kërkon ndihmën e të gjithë shqiptarëve për të shpëtuar jetën e saj.

Operacionet e vajzës do të jenë të shumta dhe gjithashtu parashikohet të qëndroj rreth 3-4 muaj në një spital të specializuar në Turqi.

Mjekët turq dhe spitali kanë kërkuar 80.000 DOLLAR për të marrë përsipër rastin e vajzës!

Ju bëjmë apel të gjithë bamirësve, sadopak, të shpëtojmë Elenin. Fjalët e ksaj vajze na kanë thyer zemrën!
Çdo minutë që kalon, është rrezik për jetën e vajzës!

Jemi miljona shqiptarë anembanë, 80.000 shqiptarë mund të bëjnë bashkë 80.000 $

🔷 Linku i dhurimit: https://fundjavendryshe.org/donate/

🔷 GoFundMe: www.Gofundme.com/eleniskenderaj

🔷 Paypal: fnfoundationusa@gmail.com

Must Read

spot_img