Flutura Açka publikon foton e Ramës që mbledh letrat dhe shpërthen ndaj tij: Nuk ke parë gjë akoma, me teatrin tënd bleve mijëra shqiptarë të varfër…

0
517

Deputetja e PD Flutura Açka, ka publukuar në rrjetet sociale foton e kryeministrit Edi Rama, i cili dje në Kuvend mblodhi votat e grisura nga ligjvënësit e PD, dhe me fjalët q ai vetë përdor, i thotë se nuk ka parë gjë akoma.

“… bleve mijëra shqiptarë të varfër. I le enkas në mjerim, sepse mjerimi i të tjerëve është joshja e të gjithë sundimtarëve që përjetojnë kënaqësinë e “sovranit” me vasalët. Ajo do të të kthehet shpejt në bumerang. Nuk ke parë gjë akoma”, shkruan Açka ndër të tjera.

Shkruan Flutura Açka

Ç’të mbjellësh, do korrësh… Me teatrin tënd nuk dokëndiset më njeri. Si Çiçikovi – bashkë me shpurën e babëzitur, me bandat, dhe pa pushtet, me tapira, me kufizime kinse korona, me legalizime, me krërcnime e shantazhe të administratës, me shpërdorimin e të gjitha llojeve të policive që kemi, me gardhin për diasporën dhe të gjitha shpikjet e zeza të makinerisë së mashtrimit, grabitjes së votave – bleve mijëra shpirtëra shqiptarësh të varfër. I le enkas në mjerim, sepse mjerimi i të tjerëve është joshja e të gjithë sundimtarëve që përjetojnë kënaqësinë e “sovranit” me vasalët. Ajo do të të kthehet shpejt në bumerang. Nuk ke parë gjë akoma!