HomeLajme“Foltorja”, Nazarko: Popullaritet dëshpërimi, testi i Berishës ishte numri votave që mori...

“Foltorja”, Nazarko: Popullaritet dëshpërimi, testi i Berishës ishte numri votave që mori në Tiranë

Duke komentuar aksionin e nisur nga ish-kryeministri Sali Berisha në bazën e PD, analisti Mentor Nazarko shprehet se popullariteti i tij është prej dëshpërimit.

Në studion e “Log.” me Endri Xhafo, Nazarko thotë se testi i Berishës ishte numri i votave personale që mori në zgjedhje. Megjithatë, sipas analistit lëvizja e Berishës ka sjellë një energji të re edhe për vetë Bashën.

“Popullaritet dëshpërimi. Berisha ofron një lloj fuqie kritike, sahpatulla të gjera për t’u mbrojtur.

Test popullariteti ishte numri votave që mori në Tiranë. Beteja që po bën Berisha dhe kjo pjesë laramanëve që qëndrojnë pas tij është që PD po i rikthehet përplasja, mendimi kritik, pavarësisht se kush e bën këtë. Lëvizja e Berishës sjell energji të re edhe për vetë Bashën.

Nuk pos shoh që Basha të ketë një platformë si do t’i përpiqet. Në gjykimin tim ai duhet të ketë…Berisha ka popullaritet për iniciativë.

Nëse Basha do të kthehet jo në formë berishiste, mendoj se Basha do të krijojë ndonjë formë të re. Edhe po u nda PD në dysh nuk është fundi i botës,” u shpreh Nazarko. g.v/abcnews.al

Must Read

spot_img