HomeLajmeFondacioni 'Behgjet Pacolli', dorëzohen banesat për familjet e prekura nga tërmeti në...

Fondacioni ‘Behgjet Pacolli’, dorëzohen banesat për familjet e prekura nga tërmeti në Thumanë

Sot është bërë dorëzimi i banesave në Thumanë për familjet e prekur nga tërmeti tragjik që ndodhi në Shqipëri pikërisht tash dy vite më parë.

Këto banesa janë donacion nga Fondacioni “Behgjet Pacolli”, që kap vlerën mbi 1 milionë e 250 mijë.

“Sot në Thumanë dorëzuam banesat e ndërtuara për familjet e prekura nga tërmeti. Nga afër, përjetuam pamjet transformuese të këtij blloku të mrekullueshëm banimi të ndërtuar sipas normave strikte evropiane, pra një ambient me ndërtesa moderne, ngjyra të bukura, shëtitore, hapësira të gjelbra, lodra për fëmijë, hapësira për aktivitete tregtare, për aktivitete biznesi të ri, etj.”, ka shkruar lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli në rrjetin social “Facebook”.

Tërmeti me magnitudë 6.3 ballë të Rihterit, i cili ka goditur Shqipërinë më 26 nëntor 2019, ka qenë më i fuqishmi që ka goditur këtë vend gjatë dekadave të fundit dhe për pasojë ka lënë të 51 persona të vdekur, qindra të lënduar dhe mijëra persona të pastrehë, si pasojë e shembjeve, dëmtimeve serioze dhe rrezikshmërisë që paraqesin vendbanimet e tyre.

Must Read

spot_img