Lajme

FOTO/ Vodhi 2 miliard dollarë, si ka ndryshuar bosi i kriptomonedhave gjatë pushimeve në Himarë

Advertisements

Shtetasi turk Faruk Fatih Ozër, i cili ndodhej në kërkim ndërkombëtar, ka përfunduar në prangat e policisë shqiptare ditën e sotme teksa ndodhej me pushime në Himarë.

Ai u arratis nga Turqia duke mashtruar qindra qytetarë turq, të cilët kishin investuar paratë e tyre në monedhën virtuale turke “Thodex”, ndërsa ai ishte parë të qarkullonte edhe më vendin tonë.

albsig

Mediat turke kanë publikuar një foto të transformuar totalisht të Faruk Fatih Özer. 28 vjeçari gjatë kohës së  qëndrimit në vendin tonë shihet  i tjetërsuar, me flokë të prerë dhe disa kile të shtuara, duke marrë  pamjen tipike të një djali gangster.

Kujtojmë se, bosi i kripomonedhave, Faruk Fetih Ozer, u arrestua ditën e sotme në një resort në Palasë, Vlorë.

Neësbomb.al mësoi se Ozer në momentin që u arrestua ka qenë në shoqërinë e dy shtetasve shqiptarë, Briken Shkëmbi dhe Elvaldo Haxhiu, të cilët gjithashtu kanë rënë në prangat e policisë.

Më herët u bë me dije se Ozer gjatë muajve të fundit jetonte në lagjen “5 maji” në Elbasan, në një banesë të cilën e kishte marrë me qira.

Por, lëvizja e tij drejt jugut rezultoi të ishte fatale për të pasi policia ra në gjurmët e tij përmes përgjimeve.

Ozer me kërkesë të Prokurorisë së Elbasanit dhe me vendim të Gjykatës së këtij qarku u mbajt nën përgjime për të paktën 2 javë.

Farkun Faith Ozer konsiderohej nga mediat turke si një prej mashtruesëve me të mëdhenj, pasi kishte manipuluar rreth 400 mijë persona duke i marrë 2 miliardë dollarë. Ozer u largua nga aeroporti i Stambollit, në një drejtim të panjohur por më pas u zbulua se kishte mbërritur në Shqipëri.

I riu themeloi kompaninë në vitin 2017 dhe lejonte përdoruesit të blejnë dhe të shesin kriptovaluta të Bitcoin, por pasi u mori investimet nuk i lejonte më që të kishin akses në platformë.

Pas denoncimeve të bëra, Prokuroria nisi hetimet ndaj tij duke e shpallur në kërkim, pasi akuzohet se ka kryer veprën penale: mashtrim duke përdorur sistemet e informacionit, bankat ose institucionet financiare dhe krijimin e një organizate kriminale.

Lexo edhe:Prangosja e turkut që u arratis me miliarda dollarë kriptomonedha, Operacionalja e lokalizoi me dy shqiptarët në Palasë (EMRAT)

Lexo edhe: VIDEO/ Me pranga në duar dhe i rrethuar me policë, dalin PAMJET e arrestimit të BOSIT turk që po pushonte në Himarë

Advertisements

Lexo edhe: U arratis nga Turqia me miliona, arrestohet në jug të Shqipërisë super mashtruesi turk Faruk Fatih Özer, ja ku fshihej

Advertisements

Related Articles

Back to top button