HomeShendetsiFotoja që i ka bërë të gjithë për të qarë! Djali me...

Fotoja që i ka bërë të gjithë për të qarë! Djali me leucemi ngushëllohet në tualet nga motra e tij

Fotoja e një djali 3-vjeçar të quajtur Beckett Burge me motrën e tij Aubrey që është shpërndarë në mediat sociale, ka thyer zemrat e të gjithëve.

Kjo foto tregon momentin kur 3-vjeçari i sëmurë ndodhej në një tualet në vitin 2019 gjatë betejës së tij me leuceminë akute limfoblastike.

Nëna Kaitlin ka treguar se Aubrey e vogël, tani shtatë vjeç po i fërkonte shpinën, ia pastroi fytyrën dhe po ia lau duart vëllait të saj.

Vajza madje e mbajti në krahë vëllain e saj më të vogël dhe e vendoste në divan pasi ai ishte shumë i dobët. Dy vjet më vonë, gjashtë-vjeçari Beckett është kthyer në shkollë dhe ka përfunduar kimioterapinë javën e kaluar duke i sjellë gëzim të gjithë mjekëve dhe infermierëve që po e kuronin, shkruan “Mirror”.

Por nëna e tre fëmijëve pranon se Aubrey ende luan rolin e mbrojtësit të të vëllait duke shprehur se dyshja kanë krijuar një lidhje të pazëvendësueshme.

“Kur ai po kryente kimioterapinë Aubrey ishte më shumë një figurë e nënës për të, por tani ajo ka filluar të vërejë se Becket është larguar, ai dëshiron të jetë pak më i pavarur. Aubrey mërzitet kur përpiqet ta ndihmojë dhe ai e refuzon duke i thënë, “unë mund ta bëj vetë”.

Mbrëmë, ai u sëmur dhe ajo ishte atje duke qëndruar prapa tij, duke u kujdesur që ai të mos vjellë. Ajo po e mbante atë dhe pastaj i tha atij një dezinfektues të duarve duke thënë vëre këtë në duart e tua”, është shprehur nëna.

Familja filloi të merrte frymë lirisht kur mjekët i thanë se nuk ka më kimioterapi për Becket, tani mund të largohen nga spitali për mos të ardhur më kurrë, kjo ishte dita më e lumtur për të gjithë familjarët e tij. /tvklan.al

Must Read

spot_img