Gazeta e Nikoll Lesit e bën fakt të kryer “LUANI” po ja kopsit letrat Lalit

0
72

“Në Tiranë do kemi supër përballje sapo të vendos gjykata kushtetuese. Përballë Erion Veliajt do jetë një kandidaturë e fortë, ku flitet se do të kandidojë vetë Ilir Meta. Natyrisht pasi fiton në gjykatën kushtetuese mos shkarkimin, sepse në të vertetë nuk ka asnjë shkelje kushtetuese. Dhe jep dorëheqjen si president e direkt në fushatë për Bashkinë e kryeqytetit.

Këtë kandidim, sipas burimeve, Meta ia ka kërkuar Bashes, pra që të jetë kandidaturë e krejt Opozitës. Në të kundërt, LSI-ja do t’i verë kandidatët e saj në çdo bashki dhe praktikisht PD-ja nuk merr as Shkodrën. Nga kjo matematikë zgjedhore Ilir Meta e ka mbyllur për Tiranën kandidimin në emër të Opozitës.

Atëhere përballja Ilir Meta me Erion Veliajn do jetë epokale. Dhe si rregull fiton Luani i politikës! Dihet se kush është Luani, në këtë rast”, shkruan Koha Jonë.

Shkrimi lidhet me vendimin që Gjykata Kushtetuese mori dje për ti dërguar 3 pyetje Komisionit të Venecias ku i kërkoi interpretim për 3 pika. Gjykata Kushtetuese pyet Venecias se kush ka më shumë rëndësi në një situatë ku dy parime, dhe periodiciteti i zgjedhjeve edhe pluralizmi politik cënojnë njëri-tjetrin. GJK pyet edhe nëse sjellja e partive ka ndikuar tek e drejta e votuesve për të zgjedhur.

Gazeta ka shkuar edhe më tej me “parashikimin” kur thotë se kandidati i opozitës së bashkuar në Tiranë do të jetë Ilir Meta. “Koha Jonë” shton se përballë Veliajt, Meta do të garojë siç edhe njihet, si “Luan i Politikës”.