Gazetarja e njohur gjermane xhiron dokumentar në Tropojë

0
38

Gazetarja gjermane, Ines Possemeyer dhe ekipi i saj i xhirimit kanë qenë së fundmi në Shqipëri teksa kanë vizituar një nga bukuritë e alpeve tona, Currajn e epërm në Tropojë.

Me të ka qenë edhe ambientalisti Abdulla Diku, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale ka përshkruar këtë eksperiencë të bukur.

Për ambientalistin gazetarja e njohur për dokumentarët në të gjithë botën, gjatë gjithë rrugëtimit ka treguar një thjeshtësi të madhe, vitryt i cili i ka bërë pështypje Dikut duke marrë parasysh famën që ajo ka. Ky dokumentar për alpet në Curraj të Epërm të Tropojës ishte planifikuar nga ekipi gjerman para tre muajsh dhe gjithçka shkoi ashtu si ata e kishin menduar.

Për Dikun dhe ekipin gjerman këto nëntë ditë ishin larg energjisë elektrike, telefonit e internetit dhe ishin ditë të jashtëzakonshme.