HomeLajmeGazetarja e njohur tregoi përplasjen me Ramën që nuk u transmetua asnjëherë

Gazetarja e njohur tregoi përplasjen me Ramën që nuk u transmetua asnjëherë

Paloma është një ndër konkurrentet e “Big Brother VIP” e cila herë pas here nxit debate dhe shkakton polemika në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Me një karrierë të gjatë si gazetare, padyshim që ajo ka mjaft eksperienca për të treguar gjatë karrierës së saj.

Në një bisedë me banorët ajo është kthyer pas në kohë edhe ka treguar një histori që sipas saj nuk është transmetuar asnjëherë në ekran.
Ajo ka rrëfyer se ka qenë në vit të dytë në gjimnaz dhe teksa kishte provuar të merrte një përgjigje nga Edi Rama ai i kishte bërë një koment të pakëndshëm.

“Rama m’tha ik se të preva kokën, nuk është transmetuar asnjëherë”, tha Paloma.

Po ashtu ajo tregoi se pas kësaj ngjarje, Edi Rama i kishte dërguar një mesazh në shenjë pendimi dhe faljeje, ku ndër të tjera gazetarja tha se i kishte shkruar:

“Më vjen keq për atë që ndodhi, ngarkesa elektorale. Përqafime Edi Rama”

Më tej ajo shtoi se këtë mesazh iu kishte treguar dhe kolegëve të saj, të cilët nuk e kishin besuar derisa e kishin parë me sytë e tyre.
Përsa i përket jetës së saj personale, ajo përpiqet që brenda mureve të shtëpisë të jetë ajo Paloma e fortë që kemi parë gjithmonë, mirëpo një gjë e tillë nuk është e mundur kur bëhet fjalë për motrën e saj të ndjerë.

Paloma rrëfeu së fundmi se motra e saj ka humbur luftën me kancerin e gjirit në një moshë shumë të re.

‘’Iku kaq e re… nëse do më thoshin të zgjidhja do vendosja që të ikja une dhe ajo të qendronte. Ajo e donte kaq shumë jetën’’,- tha ajo e përlotur.

Must Read

spot_img