Genc Sejko: Basha duhet të bëjë me Berishën atë që bëri Rama me Tom Doshin, t’i japë garanci Ambasadores amerikane, që Berisha nuk do jetë në qeveri kur PD-ja të fitojë Zgjedhjet…

0
145

Aktivisti i njohur Genc Sejko, nëpërmjet llogarisë së tij në Facebook, ka reaguar lidhur me debatin e shumëpërfolur, sa i përket çështjes së përjashtimit të Berishës nga Kuvendi. Sipas Sejkos, Basha duhet të veprojë me Berishën, ashtu si veproi Rama me Tom doshin, që t’i japë garanci ambasadores amerikane.

Postimi:

“Basha duhet të bëjë me Berishën atë që bëri Rama me Tom Doshin. T’i japi garanci ambasadores amerikane, që Berisha nuk do jetë në qeveri kur PD-ja të fitojë zgjedhjet”.