Gent Strazimiri: Amerika kishte çertifikuar lidershipin dhe arritjet e Sali Berishës…

0
83

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike Gent Strazimiri, ka reaguar më një postim në faqen e tij në facebook, për momentet e rëndësishme që ka kaluar Shqipëria nën drejtimin e Sali Berishës. “Gjithçka së bashku me Amerikën, pasi Amerika kishte çertifikuar me shkrim, me gojë dhe me veprime konkrete lidershipin dhe arritjet e Sali Berishës”, shkruan Strazimiri.

Gjithashtu, ai citon në postimin e tij edhe deklaratën e ish-Sekretares së Shtetit Klinton, e cila tha më 2012 “se do t’ju nxis dhe do t’i tregoj kujtdo që do të dëgjojë se nëse doni të shihni demokracinë e vërtetë në veprim, shkoni në Shqipëri”.

Ja postimi i plotë:

* 21 maj 1992 – Sali Berisha firmos antarësimin në KE

* 23 shkurt 1994 – Sali Berisha firmos MK me NATO

* 12 qershor 2006 – Sali Berisha firmos MSA me BE

* 2 prill 2008 – Sali Berisha merr ftesën për NATO

* 1 prill 2009 – Sali Berisha firmos antaresimin NATO

* 15 dhjetor 2010 – Sali Berisha firmos heqjen e vizave

Gjithçka së bashku me Amerikën, pasi Amerika kishte çertifikuar me shkrim, me gojë dhe me veprime konkrete lidershipin dhe arritjet e Sali Berishës “në luftën kundër korrupsionit dhe forcimin e shtetit demokratik në Shqipëri”. “Ju shoh juve dhe shoh të ardhmen. Besoj që do të përballeni me sfidat dhe do të rrokni mundësitë e shekullit që kemi përpara.
Dhe, të paktën unë, do t’ju nxis dhe do t’i tregoj kujtdo që do të dëgjojë se nëse doni të shihni demokracinë e vërtetë në veprim, shkoni në Shqipëri.”
Hillary Clinton, Tiranë 8 nëntor 2012.