HomeLajmeGjekmarkaj flet për herë të parë si deputet: Jeni sekt e surratqepë!...

Gjekmarkaj flet për herë të parë si deputet: Jeni sekt e surratqepë! Ju që zgërdhiheni shënojeni; Shqipëria do rezistojë

Deputeti më i ri i Partisë Demokratike Agron Gjekmarkaj ka mbajtur sot fjalën e tij të parë në foltoren e Kuvendit.

Ai ka sulmuar qeverinë për programin e mandatit të tretë, ndërsa ka shprehur pakënaqësi për nismat e ndërmara për arsimin.

Gjekmarkaj tha se fundi i qeverisë Rama 3, në rastin më të mirë “do të jetë i ngjashëm me atë të Abdyl Hamitit”.

Pjesë nga fjala e Gjekmarkajt në Kuvend:

Çudi e madhe është të shikosh një sundimtar të plakurn i cili nuk e kupton se durimi i popullit është vorbulla ku ai ha vetëveten. Një gjë e mirë ende nuk i ka braktisur shqiptarët, ajo nuk e ul kokën, nuk dëshiron t’ia dorëzojë vendin një bande dhe banditi. Në tregun e poshtërsisë njerëzore, ky sekt, këta surratqep, që masakruan zgjedhjet dhe vullnetin, për të shtuar vilat, tenderat korrupsioni dhe sundimin. Shfaqen besimplotë se mund të vrasin edhe ndërgjegjen e e këtij vendi. Ua pamë fytyrat e shëmtuara, ua shënuam emrat kudo nëpër Shqipëri. Një ditë, jo larg, drejtësia do të vendoset. Nga kjo foltore ju bëj homazh e përkulem në shenjë nderimi para të gjithë atyre që nuk u shitën, nuk u blenë para kërcënimeve dhe parave të drogës. Shqipëria e ka në sy portretin e hajdutit, i cili mendon se u bë mbret. Të kriminelëve që kanë një emër, dhe që quhen ministra, deputetë çirakë të krimit. Shqipëria do të rezistojë, ajo do të përballet. Shënojeni këtë ju që zgërdhiheni. Kemi një pankartë të madhe bosh nga brenda, fasadë për të fshehur dështimin e arsimit të lartë. Sa lekë u dhanë për kërkimin shkencor. Kryetari i Akademisë së Shkencave, një bolshevik, që po e kthen atë në një zonë ku lëvrohen fonde dhe punësohen pensionistë të Partisë Socialiste, më vonë edhe akademikë si Ahmetaj, Ulsi Manja, Gjiknuri. Premtimi për arsimin ka qenë % e GDP kurse ai aktual është 2.5%. Infrastuktura fizike nuk garanton cilësi dhe shpesh është dëmtues për shëndetin. Kur një qeveri nuk bën atë çfarë do populli, ajo duhet larguar me gurë e hunj. Në rastin më të mirë do të keni fatin e Abdyl Hamitit.

Must Read

spot_img